75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Deklaroj se e bëri të famshme, Dafina i kundërpërgjigjet Hekuran Krasniqit

Këngëtari i njohur, Hekuran Krasniqi, në një intervistë të realizuar së fundi ka treguar  që u ka ndihmuar disa artistëve të estradës, që të arrijë atë që sot kanë.

E në këtë mes,  ai ka përmendur Dafina Zeqirin, për të cilin thotë se është shumë i lumtur që sot gëzon famë si një nga këngëtaret më të dashura të skenës vendor, e që ai dikur ia kishte mundësuar këtë.

“Është më se e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore”, u shpreh  Hekuran Krasniqi.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, një nga komentuesit ia ka kujtuar këngëtares këtë duke i thënë se “ishte Hekurani ai që e bëri të famshme”.

Por, nuk ka vonuar përgjigja e Dafinës, e cila përmes komenteve i ka thënë se ajo është kjo që është, falë punës së saj.

“Se Hekurani m’ka qit në skenë. Hahaha! Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse. Dhe sigurisht, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e tij të vjetër, sidomos atë vetë [Hekuranin]. Faleminderit”, është shprehur Dafina./Indeksonline/