75 Mall Live Search
11:52 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1172 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm në 24 orët e fundit.

Stacionet policore vetëm gjatë ditës së djeshme kanë identifikuar 49 aksidente trafiku. Nga këto aksidente 18 kanë qenë me të lënduar.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar 23 persona që nuk e kanë respektuar ligjin. Nga ta 18 janë dërguar në mbajtje edhe 2 me dënim./Indeksonline/