75 Mall Live Search
12:09 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Shiste mend” me foto me makina luksoze e para në rrjetet sociale, dënohet me 17 vite burg

Një 22-vjeçar që publikonte foto me para, femra e makina luksoze në Instagram do i kalojë 17 vitet e ardhshme të jetës së tij në burg.

Wyatt Pasek nga Orange County, u dënua me burg këtë javë i akuzuar për shitje pilulash të falsifikuara të kontaminuara me fentanyl.

Së bashku me dy bashkëpunëtorët  e tij, Duc Cao, 22 vjeç dhe Isaiah Suarez, 23 vjeç, Pasek e blinte fentanyl në internet nga Kina para se ta përpunonte në një laborator sekret në gadishullin Newport Beach.

Pasek i bënte tabletat në një mënyrë të tillë që të dukeshin si qetësuesi i dhimbjeve, oksikodon.

Fentanyl, një opioid sintetik besohet të jetë 80-100 herë më i fortë se morfina.

Sipas Los Angeles Times, treste të rinjtë i shisnin pilulat nëpërmjet  internetit në SHBA.

Pasek u arrestua vitin e kaluar. Në apartament iu gjetën 100.000 pilula të falsifikuara, një sasi fentanyli dhe parash.

I riu ka mbi 12 mijë ndjekës në Instagram dhe postonte në rrjetin social foto me para, femra dhe makina luksoze.