Ky është premtimi që Princi William i bëri Kate Middleton katër vite para dasmës së tyre
Ne kemi ndjekur me vite historinë e Princit William dhe Kate Middleton, por me siguri premtimi që i’a bëri katër vite para dasmës së tyre ka qenë i panjohur për ju.
Çifti u takua në universitet, dhe filluan një romancë ku morrën të gjithë vëmendjen e botës. Por ata u ndanë për një kohë pas universitetit, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2007 ata bënë një udhëtim sekret me shpresë që të jenë bashkë përsëri.
Në librin “William and Catherine”, më 2011, Andreë Morton shkroi se çifti kaluan një pushim në ishullin e parajsës Desroches në Seychelles së Jashtme, duke u lidhur përsëri.

Në atë udhëtim William i bëri një premtim Kate Middleton.
Ai i tha se do të kalojnë vitet e ardhshme duke e shijuar jetën, dhe të bëjnë atë që duan, dhe në një moment ata do të bëheshin burrë e grua./Indeksonline/