75 Mall Live Search
14:29 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Wilfried Zaha do të mundet të largohet nga Crystal Palace

Crystal Palace do ta lejojë futbollistin e saj të largohet nga klubi në afatin e ardhshëm të transferimeve, pasi besojnë se sulmuesi meriton të luajë për një klub të madh.

26 vjeçari dëshironte të transferohej në Everton këtë verë, mirëpo kjo gjë nuk u arritë.

Drejtuesi i klubit të Crystal Palace tha “Jam i sigurt se ka një fund të lumtur për të gjithë”.

“Unë e kam shikuar atë çdo javë për 10 vjet, ai shënoi gol në ndeshjen e parë pasi e kemi blerë kur ai ishte 16 vjeç”.

“Pra, edhe unë dëshirojë ta di se çfarë mund të bëjë ai në një klub tjetër, dhe sigurisht që nuk do të dëshiroja të isha personi që e ndaloi atë”./Indeksonline/.