Bajerni e përmbys rezultatin ndaj Mainzit
Ndeshja ndërmjet Bayern Munich dhe Mainz filloi me epërsinë e mysafirëve qysh në minutën e 6-të.
Boetius realizoi për t’ia dhënë epërsinë Mainzit dhe këta të fundit arritën të mbaheshin mirë deri në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.
Në minutën e 36-të, Bavard barazoi për Bajernin, ndërsa në të 45-tën David Alaba përmbysi gjithçka me një goditje të lirë të bukur./Indeksonline/