Me katër orë gjumë brenda tri ditësh, kjo është gjendja e Rita Orës pas koncerteve
Rita ora, po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte të shumta në vende të ndryshme të botës.
Ylli i hitit ‘Ritual’ së fundi ka performuar në Rumani, Rusi dhe Kroaci, ku edhe pati performanca të suksesshme dhe u mirëprit nga adhuruesit.

Por, angazhimet e shumta për vetëm tri ditë, në tri shtete të ndryshme e kanë lënë pa gjumë, duke treguar gjendjen e saj në disa fotografi.

Së fundmi në Instagram, Rita shkruan se si për tri ditë vazhdimisht ka udhëtuar për të mbajtur koncerte, duke mbijetuar me vetëm katër orë gjumë.

“Mbijetova tri shtete në tre ditë dhe rreth katër orë gjumë në mes. Tani kam mbaruar këtu. Jo Rita është kthyer në Londër pas koncertit në Kroaci, dhe tani ka disa ditë të lira për të pushuar pas angazhimeve të shumta me turneun e saj. mjaft e sigurt”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërsa, ajo tani është rikthyer në Londër, për të pushuar dhe nisur punën për projekte të reja./Indeksonline/