75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

E mbani mend ‘Naimin’? Aktori ka ndryshuar shumë

Fitoj simpatinë e publikut me rolin e ‘Naimit’ në serialin vendor ‘Kafeneja jonë’.

Aktori Donat Qosja për vite të tëra na ka shoqëruar me humorin e tij në një nga serialet më të dashura dhe më të pëlqyera shqiptare.

Por, ka kohë që aktori nuk e shohim të angazhuar në ndonjë projekt televiziv, duke munguar do herë e më shumë në skenë.

Në një fotografi që aktori ka sjellur së fundi në profilin e tij zyrtar të ‘Instagramit’ ai shihet me një ndryshim të madh në pamje, me flokë të gjata, mjekër të lëshuar e të thinjur.

Donati përmes fotos ka treguar se aktualisht është në Vuthaj, aty ku po bën xhirimet filmit më të ri./Indeksonline/