75 Mall Live Search
21:08 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Juventus në epërsi ndaj Napolit me dy gola të shpejtë

Juventusi dhe Napoli është derbi i xhiros së dytë në Serie A.

Të dyja ekipet hynë në këtë ndeshje pas fitoreve minimale që i arritën në javën e parë, shkruan Indeksonline.

“Zonja e Vjetër” ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 16-të me anë të golit të Danilos, i ardhur këtë verë nga Man City falë asistimit të Douglas Costas.

Tre minuta më vonë, Gonzalo Higuain realizoi për t’i dhënë Juventusit golin e qetësisë./Indeksonline/