Moderatorja shqiptare tërheqëse dhe në fustan të zi
Bora Zemani është prej fytyrave më të dashura të ekraneve shqiptare.
Moderatorja nga Shqipëria është një femër elegante dhe tërheqëse me një fizik të përsosur.

Bora joshës erdhi edhe në një imazh që solli së fundi në faqen e saj në Instagram. Në një fustan të zi, të thjeshtë me gjatësi mesatare, prezantuesja dukej mjaft elegante.

Duke kompletuar dukjen me stilin e saj të ri të flokëve dhe buzëkuq, Bora shkëlqeu me pamjen.
Kujtojmë që Bora së fundi ka nisur një projekt të ri televiziv ‘Treshat’ së bashku me dy vëllezërit e njohur, binjakët Romeo dhe Donald Veshja.

Madje prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie mes saj dhe Donaldit, çifti tashmë nuk e mbajnë të fshehur më duke u shfaqur së bashku edhe në public./Indeksonline/