Challandes flet për situatën e Lirim Kastratit
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Challandes mbajti një konferencë për media.
Ndër të tjera, ai foli edhe për Lirim Kastratin dhe arsyen pse ai nuk është pjesë e ekipit të parë, shkruan Indeksonline.
“Lirim Kastrati ishte i ftuar. Ne i dhamë atij mundësi për të treguar veten dhe të premten të merrnim një vendim se a të qëndrojë me ekipin e parë, apo me U21. Mirëpo, në fillim të javës pata një telefonantë nga agjenti i lojtarit të cilët thanë se nuk janë të lumtur për propozimin dhe dëshironin t’i garantoj se Kastrati do të luante”- u shpreh Challandes
Ai më tej ngriti edhe tonin e zërit duke treguar mënyrën se si ai trajnon.
“Nuk do t’i garantoj minuta asnje lojtari. Nëse ata marrin ftesë nga kombëtarja do të thotë se e kanë rolin e tyre në ekip dhe ta ndihmoni ekipin në çfarëdo mënyre që mundeni, por unë nuk garantoj askujt se do të luaj. Kjo është mënnyra që unë punoj” – foli me ton të ngritur përzgjedhësi i Kosovës.
“Lirim Kastrati do të luajë me ekpin e Kosovës U-21 dhe shpresoj që do të luajë mirë, nuk jam i sigurt që ky ka qenë vendimi me i mire qe mund të marr. Unë si trajner është dashur ta marrë nje vendim ndërsa ai nuk e ka miratuar, por ka vendosur si do vet” – u shpreh në fund Challandes./Indeksonline/