75 Mall Live Search
12:30 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Eurovision 2020” mbahet në Rotterdam

Pas një gare në mes të pesë qyteteve të Holandës, tashmë është vendosur se ku do të mbahet “Eurovision 2020”, teksa është përzgjedhur Rotterdam.

Ky event i rëndësishëm muzikor do të zhvillohet në datat 12, 14 dhe 16 maj 2020, ku në fund do të përzgjidhet vetëm një fitues.

Dy vendet më të përfolura për këtë garë ishin Maastricht dhe Rotterdam, me ç’rast ky i fundit u zgjodh si qyteti nikoqir për të pritur ngjarjen e muzikës ‘live’.