75 Mall Live Search
13:55 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përfaqësuesja e Kosovës në Atletikë, pjesëmarrëse e Kampionatit ballkanik

Përfaqësuesja e Kosovës në Atletikë në përbërje prej atletëve, Musa Hajdari, Gresa Bakraçi dhe Astrit Kryeziu nënudhëheqjen e selektorin Zijadin Kryeziu do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet me datën 02.09.2019-03.09.2019 në Pravets të Bullgarisë, me pjesmarrjen e 20 shteteve, shkruan Indeksonline.

Këto janë kategoritë në të cilën do të marrin pjesë atletët tanë

Musa Hajdari 800 m – 1500 m

Gresa Bakraçi 800 m -1500 m

Astrit Kryeziu 800 m

Për të përcjellur për së afërmi atletët, në Pravets të Bullgarisë, po qëndron edhe Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, cili gjatë qëndrimit atje do të marrë pjesë në aktivitet zyrtare të Federatës Ballkanike të Atletikës (ABAF)./Indeksonline/