75 Mall Live Search
15:24 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shtohen dyshimet, Loredana feston ditëlindjen Mozzik ende asnjë urim

Ditëve të fundit janë duke qarkulluar lajme që kanë të bëjnë me një acarim të mardhenjes në mes Mozzik dhe Loredana, shkruan Indeksonline.

Ndërsa një detaj që ka rënë në sy së fundmi është se Loredana sot e feston ditëlindjen ndërsa ende nuk kemi parë asnjë urim nga Mozzik apo vëllau i tij Getinjo.

Viteve të kaluara kemi vërejtur se Mozzik dhe Getinjo menjëherë kanë publikuar urimet në drejtim të Loredanës.

Sot deri më tani ende asnjëri nuk kanë uruar atë, as Mozzik gruan e as Getinjo kunatën.

Zërat për një acarim të mardhënjeve ndërmjet tyre vetëm sa po shtohen, derisa pritet konfirmimi i çiftit për një lajm të tillë. /Indeksonline/