Këta janë kandidatët e LDK-së për deputet nga Klina
Pas Podujevës, edhe dega e LDK-së në Klinë ka vendosur se kush do të jenë kandidatët për deputetë nga kjo komunë.
Sipas informacioneve, priten të jenë Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha.
Në legjislaturën e fundit, Kalludra ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës së sotshme, Indeksonline njoftoi se edhe Podujeva ka vendosur për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për deputet nga kjo komunë.
Në javën e ardhshme pritet që edhe komunat tjera të vendosin./Indeksonline/