75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjilani fiton e Trepça ’89 barazon

Gjilani ka vazhduar me fitore për të dytën ndeshje radhazi.

Gjilanasët në stadiumin e tyre mposhtën 2-0 Vushtrrinë.

Serinë e golave e hapi sulmuesi në formë Tomislav Busiç (45’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Fiton Hajdari (80’).

Ndërkohë, ndeshja Trepça ’89 dhe Drenica ka përfunduar me rezultat të barabartë.

‘Xehetarët’ e lëshuan epërsinë në fundin e takimit, ku mysafirët barazuan 1-1.

Richard Asare (22’)realizoi me kokë për vendasit, kurse Harmon Gbowea (90+3′) vulosi rezultatin 1-1 dhe i dha ekipit të tij një pikë të artë në udhëtim.