75 Mall Live Search
20:55 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Qeni i antidrogës greke zbulon shqiptarin me 15 kilogramë marijuanë

Një qen i antidrogës greke zbuloi në makinën e një 22-vjeçari nga Shqipëria 14 pako që përmbajnë 15 kilogramë marijuanë të papërpunuar.

Sipas policisë greke, operacioni në zonën e Sajadhës, fare afër kufirit shqiptar, vjen pas një dyshimi policor, por ndihma e qenit të antidrogës ishte vendimtare për të zbuluar lëndën narkotike.

Një ditë më parë policia shqiptare zbuloi në një automjet që kalonte drejt Greqisë, në Pikën e Qafëbotës, një tjetër sasi me disa dhjetëra kilogramë narkotikë.

Trafikantët synojnë të kalojnë këto ditë sasi narkotikësh drejt Greqisë përmes pikëkalimeve kufitare shqiptaro greke duke u munduar të përfitojnë nga fluksi i lartë i lëvizjes për shkak të sezonit turistik.

Kontrollet në Pikat kufitare keto ditë janë më të reduktuara për shkak të lëvizjes së madhe të mjeteve dhe njerëzve.