75 Mall Live Search
00:05 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu thotë se nuk ka veturë, mijëra euro para të kursyera në bankë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu nuk ka të deklaruar asnjë veturë në pronësi të tij. Të paktën këtë e thotë formulari i tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Veliu është pronar i një shtëpi, por që për të njëjtën nuk ka treguar as sipërfaqen e as vlerën në para, shkruan Indeksonline.

Tutje, i pari i Podujeves ka deklaruar një tokë prej 73.3 m2 të trashëguar, pa dashur të tregojë vitin e përfitimit e poashtu edhe vlerën në euro.

Banesës së tij 76.10 m2 të blerë në vitin 2008, nuk është se i ka treguar vlerën në parë.

Veliu ka të deklaruar edhe një trual tjetër prej 10 m2 të blerë në vitin 2015.

E kur jemi tek kursimet, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë me dije se ka mbi 19 mijë. /Indeksonline/