75 Mall Live Search
07:24 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aksident masiv në Tiranë

Një aksident masiv ndodhi mbrëmë te kryqëzimi i Laprakës.

Mësohet se disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja njëra prej makinave është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas raportimeve të para, makina shkaktare e aksidentit ishte me shpejtësi tepër të madhe.

Nga raportimet paraprake flitet për të plagosur, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

Makina, pasi humbi kontrollin kapërceu trafik-ndarësen dhe u përplas me një furgon të  bardhë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.