75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mbytet një pushues, duke u larë në det, në Shëngjin

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke u larë në det.

Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një person nga Kruja, i identifikuar si Esnik Marlika, rreth të 70-ve.

Pavarësisht tentativës për t’i ardhur në ndihmë nga pushues të tjerë, Merlika ka gjetur vdekjen.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet po vazhojnë për të mësuar më shumë.