Grabitje e armatosur në një bankë, në Shtime
Grabitjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një e tillë në bankën “Raiffeisen” në Shtime.
Një dëshmitar ka thënë për Indeksonline se tre persona të armatosur të cilët ishin të maskuar kanë thyer derën e bankës me çekan, derisa punëtorët dhe femrat i kanë nxjerrë jashtë.
Sipas po të njëjtit dëshmitar, grabitësit kanë qenë me një kombi, ndërsa kanë shtënë me armë zjarri edhe në drejtim të lokaleve përballë bankës./Indeksonline/

