Çifti i njohur në pritje, gati të bëhen prindër për herë të parë
Yjet e njohur të vallëzimit Ola dhe James Jordan kanë zbuluar së fundmi se po e presin fëmijën e tyre të parë pas një beteje 3- vjeçare me fertilitetin, transmeton Indeksonline.
Ikonat e vallëzimit Ola 36 vjeç dhe burri i saj Xhejms 41 vjeç me kënaqësi kanë dhënë lajmin për fansat.
“Unë ende nuk mund ta besoj plotësisht këtë” : ka shkruar Ola.
“Kur e kemi bërë skanimin ishte qesharake, sepse foshnja po vallëzonte. Patjetër ishte duke vallëzuar, duket se po i ndjek gjurmët e prindërve”, ka shtuar ajo.
Kujtojmë se ata të dy ishin munduar për më shumë se 3 vjet për një fëmijë por ishin përballur me probleme fertiliteti, dhe tashti ata duken shumë të lumtur në këtë pritje të ëmbël. /Indeksonline/


