Bahtirit s’i lejohet t’ia priste shiritin një shkolle, në Mitrovicë, banorët e cilësuan atë analfabet
Qytetarët e një lagjeje në Mitrovicë ia kanë pamundësuar sot kryetarit të kësaj komune që t’ia priste shiritin shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, duke thënë se nuk mund t’ia presë shiritin një shkolle një analfabet.
Prindërit e nxënësve e kanë prerë vetë shiritin e shkollës së re, ndërsa Agim Bahtiri ka ngelur vetëm duke i shikuar.
Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta priste shiritin.
Përderisa i menjëhershëm është reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë” – teksa dëgjohen brohoritjet bravo!./Indeksonline/