75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nënshkruhet marrëveshja, festivali ‘Sunny Hill’, do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në Bernicë

Para pak minutash është nënshkruar një marrëveshja ndërmjet ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe organizatorit kryesor të festivalit Dukagjin Lipa për ndryshimin e lokacionit, ku do të mbahet festivali i madh ‘Sunny Hill’ nga viti i ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Ministri Endrit Shala nëpërmjet një statusi, ka bërë të ditur se tanimë është nënshkruar marrëveshja.
“Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill”-in, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar se promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet një ndër prioritet e mia.

Përmes kësaj marrëveshjeje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve, në Bernicë.

Kjo qendër është një ndër investimet e shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri tashti, por kjo po ndryshon.Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit.

Ne duhet të jemi bashkë për shtetin tonë!”, ka bërë të ditur ministri Shala.

Kujtojmë që festivali “Sunny Hill ” është një nga festivalet më të mëdha shqiptare dhe ka bërë të mundur që këngëtarë me famë botërore të performojnë në Prishtinë. /Indeksonline/