75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

KEK-u sqaron opinionin për tymin e zi, që po e nxjerin termocentralet

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin se tymi i zi që po e nxjerrin termocentralte është si rezultat i kthimit në prodhim të blloqeve pas remonteve kapitale. 

“Nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme.

Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjat disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme. 

Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë.  Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli”, thuhet në njoftim

Sipas KEK, kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill. 

“Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike. 

Ajo qe shihet sot është si rezultat I kthimit në prodhim të “Bllokut A3” cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht. 

Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe  zhurma që do paraqitet gjatë testimit.

Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më I theksuar) është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme  cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet tutje.