75 Mall Live Search
14:13 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

U pengua ta priste shiritin përurues, Bahtiri thotë se kjo u bë nga militantë të PDK-së

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk u prit aspak mirë nga bashkëqytetarët e tij, madje ai u quajt analfabet.

Kjo ndodhi sot gjatë përurimit të shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, ku Bahtirit iu pamundësia prerja e shiritit, shkruan Indeksonline.

Bahtiri ka reaguar pas këtij incidenti, derisa fajin ia ka hedhur nipit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Ky është reagimi i Bahtirit, bërë në llogarinë Facebook:

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, sot isha në hapjen e shkollës “Ismail Qemali” në lagjen Bair e cila sapo është ndërtuar dhe ka kushte bashkëkohore të punës.

Mirëpo, një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllait të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i’a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.

E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk të më frikësoj.

Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këtë bandit.

Unë do ta vazhdoj rrugën time, pa pavarësisht sfidave që më dalin. Uraganin e fitores së 6 tetorit dhe bërjen e Albin Kurtit kryeministër nuk mund ta ndalë askush, sepse qytetarët e kanë kuptuar se vetëm ai mund ta ndalë krimin dhe korrupsonin.