Një shofer nga Teksasi: Vrau 7 persona, disa orë pasi u pushua nga puna
Shtatë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, pasi një shofer kamioni kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre, disa orë pasi ishte pushuar nga puna e tij.
Në mesin e të lënduarve është edhe një vajzë 17-muajshe e cila është në gjendje kritike për jetën.
Për rastin ka reaguar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përmes një postimi në twitter kishte uruar Policinë, Gjykatat dhe FBI duke thëne se po e bëjnë një punë të shkëlqyer për perballimin e kesaj situate.
