75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mourinho i thur lavde yllit të transferuar tek Arsenali

Ish-trajneri i Manchester United-it, Jose Mourino, ka folur përsëri për sulmuesin e Arsenalit, Nicolas Pepe.

Tekniku portugez vetëm fjalë të mira për sulmuesin e Bregut të Fildishtë.

Mourinho beson se Pepe do të jetë ylli i ardhshëm i Arsenalit, shkruan Indeksonline.

“Sezonin e kaluar pasi u largova nga United-i, shkova disa herë të Lille, për të vizituar një shokun tim, që është trajner. I di cilësitë e tij. Ishin duke luajtur 4-4-2, ndaj Tottenhamit. Di si të mbrohet, është shumë i mirë. Golin që e humbi, zakonisht nuk e humb”, deklaroi ai.

Pepe u transferua këtë verë tek Arsenali për 75 milionë euro. /IndeksOnline/