Statistikat e policisë të 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar per statistikat e përgjithshme që kanë ndodhur gjatë 24 orëve, në Kosovë.
Në vend kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej tyre 33 pa të lënduar, kurse 13 me të lënduar.
Po ashtu, zyrtarët policore kanë shqiptuar gjoba për shkelje të rregullave në trafik.
Sipas këtyre statistikave, gjatë 24 orëve janë shqiptuar 1069 tiketa trafiku.
Sa u përket arrestimeve, gjithsej janë 18, ku 10 janë dërguar në mbajtje e pesë në vuajtje dënimi./Indeksonline/