75 Mall Live Search
10:48 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nis gjykimi ndaj Granit Elshanit

Në Gjykatën e Pejës ka nisur gjykimi ndaj Granit Elshanit.

Elshani ishte dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Pejës për vrasjen misterioze të natës së dytë të Vitit të Ri, në Pejë.

Por, vendimin e Themelores nuk e miratoi Gjykata e Apelit pasi ajo vendosi që këtë çështje ta kthejë në rigjykim.

Apeli kishte konstatuar se secili nga dëshmitarët e ka përshkruar në mënyra të ndryshme pamjen e personit, i cili kishte shtënë me armë, andaj me qëllim që të eliminohen këto paqartësi Apeli ka kërkuar që ky rast të gjykohet edhe një herë.

Indeksonline është duke e përcjellë nga vendi i ngjarjes rigjykimin e këtij rasti.

Prokurori i rastit në këto momente po i merr në pyetje dëshmitarët./Indeksonline/