Mbi 5 mijë tifozë shqiptarë në Angli për të përkrahur Kosovën
Kosova do të ketë përkrahje të jashtëzakonshme për ndeshjen më të vështirë që ka patur ndonjëherë, kundër Anglisë.
Federata e Futbollit të Anglisë zyrtarisht ka ndarë 1600 bileta për tifozët shqiptarë që do ta kenë tribunën e caktuar për qëndrim.
Megjithatë mediumet angleze bëjnë të ditur që shumë tifozë shqiptarë që janë resident në Angli, Skoci e Irlandë kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në Southampton.
Sipas përllogaritjeve mbi 5 mijë tifozë shqiptarë kanë arritur që të sigurojnë biletë për këtë ndeshje që zhvillohet më 10 shtator. /Indeksonline/