Testi, që zbulon një sëmundje të rëndë 20 vjet para simptomave të para
Shkencëtarët amerikanë kanë përsosur një test laboratorik nga një mostër gjaku që me 94 për qind sukses mund të zbulojë se cilët njerëz do të kenë sëmundjen e Alzheimerit pas 20- vjetësh.
Ky lajm tingëllon si trillim shkencor, por shkencëtarët të cilët publikuan rezultatet e tyre këtë muaj në revistën mjekësore Neurology, njoftojnë përparim të mëtejshëm në luftën kundër demencës.
Autorët e studimit, nga Universiteti i Uashingtonit, në Sent Louis, argumentojnë se ndryshimet në tru mund të njihen dy dekada përpara se të zhvillohen shenjat e para të sëmundjes, bazuar në matjet e niveleve të proteinave, beta-amiloid, një tregues tjetër kryesor i diagnozës.
Testi është një mënyrë më e thjeshtë dhe shumë më e lirë për të zbuluar ndryshimet në tru sesa skanimet PET (tomografia e emisioneve pozitron), transmeton KosovaPress.
Përfitimet e testeve të tilla, megjithatë, nuk do të jenë të mëdha derisa të zbulohen terapi efektive për të ndaluar sëmundjen, pasi të krijohen.