75 Mall Live Search
14:42 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nxënësit pejanë mbajnë mësimin në klasa në gjendje të mjerueshme

Nxënësit e klasave të dyta në shkollën fillore publike “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë detyrohen të mbajnë mësim në klasa të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe me mure të mykura. Ani se nxënësit e kanë përfunduar vitin shkollor më 28 qershor 2019, gjatë këtyre muajve nuk janë bërë as renovimet më kryesore si lyerja e mureve.

Për Indeksonline janë shprehur të shqetësuar prindërit e nxënësve të cilët kanë thënë se përvec që shkolla nuk i ka përfunduar detyrat e veta si institucion, po u kërkon prindërve që të japin të holla në shuma prej 30-40 eurove për renovimin e këtyre klasave./Indeksonline/