75 Mall Live Search
14:56 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet seanca ndaj Granit Elshanit, gjyqtari cakton 2 datat e radhës për dëshmitarët

Është ndërprerë seanca e sotme që po zhvillohej deri tashti, në Pejë, ndaj Granit Elshanit. Seanca është ndërprerë me kërkesë të gjyqtarit, Sylë Lokaj. Në radhë për të dëshmuar janë edhe 11 dëshmitarë.

Gjykimi do të vazhdojë më 31 tetor dhe 1 nëntor.

Indeksonline ka ndjekur që nga mëngjesi këtë seancë në të cilën kanë dëshmuar dy dëshmitarë, njëri nga ta polic i forenzikës, ndërsa tjetri polic që punon në dhomën e dëshmive në Njësinë Rajonale të Pejës./Indeksonline/