Refugjatëve Palestinez të cilëve iu ndalua hyrja në SHBA, sot vijojnë studimet në Harvard
Studentëve Palestinez të cilëve para një muaji iu ndalu hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot filluan mësimet në një prej universiteteve më prestigjioze në Amerikë, Universitetin e Harvardit.
Ismail Ajjawi është 17-vjecari i cili jetonte në një kamp refugjatësh në Liban, ka fituar bursë për në Harvard ndërsa u lejunte të hynte në SHBA ditën e djeshme, tha avokati i tij Albert Mokhiber, transmeton indeksonline
“Ishte si një ëndërr e keqe e cila përfundonte me një fund të lumtur dhe jashtëzakonisht unik”, tha Mokhiber në deklaratën e tij. Ai gjithashtu falënderoi përpjekjet e Universitetit të Harvardit, ambasadës Amerikane në Bejrut si dhe grupit që i dha bursë Amideast. “dhe angazhimin e mediave ndërkombëtare dhe mbështetja popullore. Në emër të Ismailit dhe familjes së tij, ne ju falënderojmë të gjithëve”.
Ismail Ajjawi ishte arrestuar javën e kaluar dhe u mbajt në qendrën e stacionit policor për orë të tëra, pastaj u mor në pyetje edhe në aeroport. Pasi zyrtarët kontrolluan telefonin dhe kompjuterin e tij dhe i bënë pyetje në lidhje me fenë e tij dhe mediat social, viza e tij u revokua dhe ai u dërgua përsëri në Liban.
Michael McCarthy, zëdhënësi për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufijve të SHBA, tha në një email javën e kaluar se departamenti është përgjegjës për të siguruar sigurinë dhe pranueshmërinë e mallrave dhe njerëzve që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. “Ky individ u konsiderua i papranueshëm për Shtetet e Bashkuara bazuar në informacionin e zbuluar gjatë inspektimit të CBP,” shkroi ai në atë kohë./Indeksonilne/