Prishtina e ka paguar Josen 84.000 euro dhe ka fituar vetëm një kupë
Mirel Josa qëndroi si trajner i Prishtinës për 24 muaj ose dy vite të plota.
Ai kishte ardhur me synimin për t’i shpallur kampionë “bardhekaltrit”, por në dy edicione nuk arriti ta bënte këtë.
I vetmi sukses që do të mbetet në memorie është triumfi në Digitalb Kupën e Kosovës në vitin 2018.
Trajneri shqiptar i ka kushtuar buxhetit të Prishtinës hiç më pak se 84 mijë euro, ngase paga mujore e tij ishte 3,500 euro.
Bylbyl Sokoli pritet të jetë pasardhës i tij në postin e trajnerit te Prishtina.