Policia 20 vjet, ende pa ligj – shkak mungesa e financave
Nuredin Ibishi, ka qenë në gjeneratën e parë të Policisë së Kosovës.
Ai në përvjetorin e 20 të këtij institucioni të sigurisë ka treguar për sfidat që kishin në fillimet e punës.
Probleme këto që Policinë sipas Ibishit e përcjellin edhe tash – pas 20 vjetësh.
“I kemi 45% të policisë mbi 55 vjet – i bie se e kemi policinë ma të vjetër në rajon”, ka thënë Ibishi në Magazinën Zgjedhore.
“Kur ai duhet të përfshihet në situatë delikate, atëherë është problem”.
“Ministria me kohë e ka bërë projkeligjin, problemi është te financat. Është dashtë të miratohet ligji dhe të shkohet në formë graduale në pension”.
“Është dashur një lobim më i madh i qeverisë te grupet parlamentare që ligji të fillojë të implemetohet”.
“Të marrin të rinjtë t’i fusim në shërbim dhe të merremi me pensionimin e gjeneratave të vjetra”.
Ibishi thotë se sigurimet shëndetësore dhe jo vetëm janë problem tjetër i Policisë.
“Sigurimet shëndetësore duhet të rregullohen. Policia e parë e rajonit që nuk ka sigurim, madje as sigurime tjera për situatat e rrezikshme dhe sigurim të jetës”.