“Refuzimi i LDK-së ndaj ofertës së Kurtit, tregon pasigurinë e tyre”
Mosgjetja e një gjuhe të përbashkët për koalicion parazgjedhor mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ngjallur shumë reagime tek qytetarët, por edhe tek vet politikanët.
Ish-deputeti i LVV, Xhelal Sveçla duke folur rreth kësaj, në emisionin Debat Plus ka thënë se partia pjesë e te cilit është ai vazhdimisht ka komunikuar me partinë e Kurtit, por që sipas tij ka munguar vullneti i LDK-së për bashkëpunim.
“Komunikimi i kreut të LVV dhe LDK-së është publik, kemi instistu të kemi koalicion parazgjedhor, që kjo do të ishte përgjigja e duhur për qytetarë, do të garantonte ndryshimin e nevojshëm, fatkeqësisht ishin arsye të tjera të cilat parandaluan përgjigjen pozitive të LDK-së ndakj kërkesës sonë.
Ne në vazhdimësi, në kërkesat tona kërkonim përgjigje konkrete të nga Mustafa për të biseduar me ne. Ju kujtoj që qysh në tetor i ofruam një material, ofertë për bashkëpunim, ofertë të cilën që s’morëm përgjigje dhe vazhduam takime mes përfaqësuesve u pa në fund se mungoi vullneti i LDK-së për bashkëpunim të drejtë.
Në letrën e fundit drejtuar nga Kurti-Mustafës ofruam një mundësi, me qëllim që ngërçi të zgjidhej, që Vjosa të jetë e para bartëse e listës dhe Kurti i dytë, dhe ai që merr më shumë vota të jetë mandatori për kryeministër”, tha ai, përcjellë Indeksonline.
Ndërsa, profesori dhe ish-analisti, Donik Sallova që iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, tha se LDK nuk ishte e sigurt pas ofertës që i bëri Kurti.
“Refuzimi i LDK-së ishte mundësi e humbur. Oferta e fundit dëshmon për pasigurinë e LDK-së për koalicion. Nominimi për kryeministër i Vjosa Osmanit madje u pa paralajmërim për ne. LDK s’ishte sigurt që bartësi i listës mund të mos merrte sa Kurti”./Indeksonline/