Rita Ora gjysmë e zhveshur në “GQ Men Of The Year”, e gjithë vëmendja tek ylli kosovar
Mbrëmë u mbajt dhënia e çmimeve “GQ Men Of The Year”, në Londër e cila organizohet në bashkëpunim me Hugo Boss.
Pjesëmarrës në këtë event ishte dhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila arriti të marrë gjithë vëmendjen gjatë parakalimit më qilimin e kuq, shkruan Indeksonline.

28- vjeçarja kishte zgjedhur një veshje unike, e cila ia vinte në pah fizikun e saj tërheqës. Në pjesën e sipërme ajo mbante një palë reçipeta, kurse poshtë një fustan prej rrjete, i cili ia zbulonte të brendshmet.

Rita kompletoi dukjen me flokë të gjata bionde dhe grim të theksuar.

Përveç Ritës edhe emra të tjerë të njohur nga bota e sportit, muzikës dhe aktrimit morën pjesë në vitin e 22-të organizimit të këtij eventi glamuroz./Indeksonline/


