75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

100 mijë euro pajisje në ORL, Ismaili thotë se u mundësuan falë luftimit të korrupsionit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar Klinikën e ORL-së.

Me këtë rast, ministri nës detyrë Ismaili ka përuruar pajisjen e re të FESS-it (Functional Endoscopu Sinus Surgery), aparaturë për trajtim minimal kirurgjik të patologjive së hundës dhe sinusëve.

Klinika e ORL-së për herë të parë po furnizohet me një pajisje të tillë moderne në vlerë prej 100 mijë eurosh. Ismaili tha se milionat e kursyera nga luftimi i korrupsionit janë kthyer në modernizimin e pajisjeve mjekësore.

“Miliona euro të kursyera, të cilat i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore po ndikojnë direkt në ruajtjen e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve”, tha ministri Ismaili.

Në Në ORL gjatë vitit 200-300 kërkojnë këtë ndërhyrje dhe se në klinikat private një shërbim i tillë kushton rreth 2 mijë euro. Klinika e ORL-së së shpejti, do të bëhet edhe me pajisje për Audiologji dhe me salla të reja operative.