75 Mall Live Search
13:04 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjiko dhe Elita, pas angazhimeve, nisin pushimet së bashku me djalin

Pas një sezoni të ngarkuar me koncerte e projekte, Gjiko ka gjetur kohë për të pushuar dhe për t’iu përkushtuar familjes së tij.

Reperi së bashku me moderatoren, Elita Rudi dhe djalin e tyre Zëri janë nisur drejt Turqisë, të cilën e kanë përzgjedhur si destinacion të radhës, shkruan Indeksonline.

Dyshja ka sjell pamje nga vendi luksoz ku po pushojnë, teksa shihen të tretë së bashku.

Kujtojmë që Zëri lindi muajin shkurt të këtij viti dhe ky është pushimi i tyre i parë si familje./Indeksonline/