Skenaristja dhe producentja e njohur amerikane, Jill Goldsmith, me punëtori për shkrim skenari në Prishtinë
Ambasada amerikane në Kosovë, American Film Showcase, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës organizojnë punëtorinë 5- ditore – Shkrimi i skenarit për serial televiziv, për filmbërësit, skenaristët dhe producentët kosovarë.
Jill Goldsmith është skenariste dhe producente që ka shkruar dhe prodhuar për seriale fituese të çmimeve Emmy si NYPD Blue, The Practice, Ally McBeal, Law & Order, and Boston Legal; në vitin 2008 ishte finaliste për Humanitas Prize dhe ka qenë folëse e ftuar në shumë universitete, konferenc, dhe programe të shkrimit të skenarëve.

Për të aplikuar për punëtorinë dërgojeni CV-në dhe letërdeklaratën motivuese në adresën lum.citaku@qkk-rks.com dhe info@qkk-rks.com deri më 8 shtator, 2019, ora 18:00 me subjektin: Aplikim për Punëtorinë për shkrim skenari për serial televiziv.