75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aksidenti tragjik, ndërron jetë futbollisti shqiptar në Gjermani

Talenti 22-vjeçar nga Mainburg vdiq të martën në mbrëmje në një aksident trafiku.

Këtë e ka bërë të ditur faqja e FC Kosova Regensburg në Facebook.

Ndërsa mediat gjermane kanë dhënë detajet e këtij aksidenti.

Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen menjëherë pas trainimit profesional.

22-vjeçari ishte duke vozitur një Peugeot, derisa është përplasur me një VW Pasat, ku vozitësi i veturës së fundit është lënduar dhe është dërguar në spital, derisa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte.

Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë./Indeksonline/