“Ahmet Zogu” i Prizrenit tenton mandatin e katërt për në Parlament
Nisma Socialdemokrate ka përzgjedhur kandidatin e saj për Prizrenin.
Edhe këtë herë, Zafir Berisha, do të jetë personi kyç që do ta përfaqësojë partinë e Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës.
Zafa, i cili nga kolegët njihet si princi shqiptar, Ahmet Zogu, (për përfori “enorm” të duhanit), ka konfirmuar se do të jetë në garën e 6 tetorit.
“Po. Do të garoj për mandatin e katërt në Parlamentin e Kosovës”, i ka thënë shkurt ai Indeksonline-it.

Ndryshe, Berisha në zgjedhjet e 2017-s pati grumbulluar gjithsej 12.282 vota.