Kosovare Asllani, midis më të mirave në botë
Kosovare Asllani po shkëlqen me paraqitjet e saj.
Ajo ishte protagonistja kryesore në fitoren e Suedisë ndaj Letonisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë.
Asllani tashti ka marrë edhe një lajm tjetër të mirë.
FIFA ka publikuar listën e shkurtë prej 55 futbollisteve më të mira të zgjedhura nga lojtarët, të cilët kishin të drejtë të zgjidhnin nga një lojtare për secilën pozitë, shkruan Indeksonline.
Lista finale e 11-shes së botës, do të bëhet e ditur më 23 shtator, ku gjithashtu do të njoftohet 11-shja e meshkujve, lojtari më i mirë, goli më i mirë, trajneri më i mirë e çmime të tjera të rëndësishme./Indeksonline/