75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bylbyl Sokoli fillon punën te Prishtina

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka arritur marrëveshje për të drejtuar Prishtinën në vazhdim të kampionatit.

“Profa” do të zëvendësoj Mirel Josen e shkarkuar, i cili nuk i arriti objektivat e skuadrës.

Sokoli madje ka filluar stërvitjet me nënkampionët e Kosovës në stadiumin e 2 Korrikut në kryeqytet.

Trajneri në sezonin e kaluar shpëtoi Ferizajin nga rënia duke bërë mrekulli, madje kishte mposhtur edhe Feronikelin. /IndeksOnline/