75 Mall Live Search
19:04 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Tayna po qëndron në ShBA

Këngëtarja e njohur Tayna ka kohë që merr gjithë vëmendjen me projektet e saj muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo me këngët e saj ka arritur të marrë miliona shikime në kanalin Youtube, dhe agjenta e saj këtë vit ka qenë mjaft e ngjeshur me koncerte nëpër vende të ndryshme.

Së fundmi Tayna është paraqitur nga New York-u, duke u komentuar për paraqitjet e saj dhe arsyen se pse ka vendosur të shkoj atje.

Menaxheri i këngëtares Rinor Hykolli ka bërë të ditur për Indeksonline, se Tayna gjendet në ShBA për të xhiruar videoklipin për këngën e re që pritet ta lansoj së shpejti. /Indeksonline/