“Fatkeqësi që nuk është arrit marrëveshja LDK – VV për një karrige”
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se ka pranuar dy oferta nga dy parti të ndryshme për t’u bërë pjesë e listave zgjedhore në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ajo në Magazinën Zgjedhor ka thënë se deri tani ka biseduar me PDK-në dhe AAK – PSD.
Kusari gjithashtu komentoi edhe mos gjetjen e një gjuhë të përbashkët në mes LDK-së dhe VV-së, duke thënë se është për të ardhur keq se pse për një karrige s’arriten të dakordohen.
“Fatkeqësi që nuk është arrit marrëveshja LDK me VV për postin e kryeministrit. Një koalicion të tillë ma pak është pesha e kanditatin për kryeministër, por e rëndëishme është dakordimi për program. Shumë ma kritike do të ishte mospajtueshmeria për program se për kandidat.
Ka qene befasi që si mos mu arrit për një karrigë, kjo marrëveshje”, ka thënë ajo, përcjellë Indeksonline.
Tutje kryetarja e Alternativës ka thënë se nëse partia e saj shkon e vetme, atëherë ajo do të jetë kandidatë për kryeministre.
“Alternativa planifikon me pas 50 me 50 gra. Nëse i pri I listes, besoj që partia ma jep besimin për kryeministër”./Indeksonline/