Agim Ademi priti ish-kreun e federatës së futbollit
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në selinë e tij Sabri Hashanin.
Hashani është ish-kreu i FFK-së, në të kaluarën.
Në këtë takim Ademi e njoftoi Hashanin për rrjedhat dhe të arriturat e federatës në vitet e fundit.
Ndërsa Hashani, përgëzoj Ademin për punën që është bërë deri më tani.
Njoftimi nga FFK:
Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-kreun e FFK-së, Sabri Hashani. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi atë me rrjedhat dhe të arriturat e federatës në vitet e fundit. Ndërkaq, z. Hashani e përgëzoj presidentin Ademi për punën e bërë deri më tash dhe i ofroi mbështetje për të ecur në këtë rrugë edhe në të ardhmen, me synimin për ta ngritur në nivel sa më të lartë futbollin e Kosovës.