75 Mall Live Search
20:18 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Familja e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë nga Shala i bashkohen PDK-së

Partitë politike po mirëpresin personalitete e qytetarë të shumtë në subjektet e tyre.

PDK-së së fundmi i është bashkuar familja e heroit Mehë Uka, por dhe atdhetarë nga rajoni i Shalës.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë. Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar. Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare. Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit.

Emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!